Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Evropës në xhudo.
Kelmendi mundi në finale rivalen franceze, Priscilla Gneto, duke ia shtuar vetes dhe Kosovës edhe një sukses në arenën ndërkombëtare të sportit.
Përveç suksesit të xhudistes pejane, ajo aktualisht është personi më i kërkuar në rrjetin social të Twitterit, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo po kërkohet më shumë se legjenda e muzikës pop, Prince, i cili sot ka ndërruar jetë.
Vlen të theksohet se pas Kelmendit dhe Jacksonit përdoruesit e Twitterit po kërkojnë informacione për mbretin e Pop-it, Michael Jackson. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Madhështore: Ushtria ruse duke nderuar flamurin e Kosovës (Foto/Video)