Site icon Telegrafi

E ironizojnë për gjoksin e saj, reagon Emina Çunmulaj: Ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, vendosi të bëjë së fundmi të bëjë një ndryshim drastik në jetën e saj.

Ajo i shkurtoi flokët, në shenj sensibilizimi për gratë e prekura nga kanceri, ndërsa me pikëllim kujtoi se nga e njëjta sëmundje kishte humbur nënën e saj.

Emina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo ditë me fnsat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar për fansat një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive teksa ndodhet në aeroplan.

Mirëpo një koment i bërë nga një fanse duket se nuk i ka pëlqyer aspak bukuroshes, kjo pasi komentuesja ka ironizuar me madhësinë e gjoksit të saj,duke e pyetur se ku e kishte lënë atë?

I me njëhershëm duket të ketë qenë reagimi i Çunmulajt, e cila i ka komentuar fanses duke i thënë të mos merakoset, sepse po i njëjti gjoks ka ushqyer dy fëmijë.

Foto: SC/Emina Çunmulaj/Instagram

Kujtojmë që Emina Çunmulaj është e martuar me miliionerin Sam Nazarian, dhe së bashku kanë dy vajza. /Telegrafi/

Exit mobile version