Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj tash e një kohë nuk është shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.
Jeta e saj është zhvendosur në SHBA, që pas lidhjes me hokeistin e njohur çek Jakub Kindl.
E kur jemi tek i dashuri i saj, Jakub është një hokeist mjaft i njohur, teksa ka prezantuar shtetin e tij në disa lojëra ndërkombëtare të hokejit.
Por duket se pasionin e tij për këtë sport ai ka arritur ta bart edhe tek e dashura e tij, modelja Dreshaj, e cila ka publikuar së fundmi një video në InstaStory, ku shfaqe bashkë me të dashurin në një pistë hokej.
E inspiruar nga i dashuri, Afërdia për herë të parë sprovoi veten në këtë sport, ndërsa rrëshqiste mbi akull duke bërë patinazh.
Çifti duken shumë të lumtur me njëri-tjetrën, dhe këtë dashuri mes tyre nuk hezitojnë që ta ekspozojnë me fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/