Një turist mori një mësim të rëndësishëm se sa e rëndësishme është që mos të injorohen paralajmërimet lokale.
Pamje nga një plazh në shtetin Maryland në SHBA tregojnë se si një turist vendosi të prekë njërin nga kuajt e egër, vetëm për të kuptuar se pse vendasit këshillojnë mos ta bëjë një gjë të tillë.
Teksa preku kafshën, ajo e shqelmoi në një nga vendet më të dhimbshme që një njeri mund të goditet, transmeton KP.
Incidenti ndodhi në ishullin Assateague që gjendet jashtë brigjeve të Maryland.
Nuk është raportuar nëse turisti është plagosur në incident, megjithëse pamjet tregojnë se ai ka rënë në tokë.
Kuajt në ishullin Assateague janë të famshëm midis vendasve dhe turistëve.
Është e paqartë se si ata përfunduan në ishull, por sipas folklorit vendas, ata arritën aty pasi që mbijetuan një përmbytje të një anijeje 300 vjet më parë, raporton The Mirror.
Autoritetet lokale kanë bërë të qartë se këto kafshë të egra duhet të lihet vetëm. Ndërsa rreth 300 kuaj në ishull janë bërë një pamje e popullarizuar në mesin e vizitorëve, autoritetet lokale këshillojnë mos t’i përkëdhelin apo t’i prekin kuajt.
Ky nuk është incidenti i parë në të cilin ka pësuar një turist që injoroi paralajmërimet mbi rrezikun nga kuajt.
Në prill u raportua për se kafshët nga Chincoteague National Wildlife Refuge ishin larguar drejt bregdetit koral të ishullit Assateague, pasi disa vizitorë injoruan paralajmërimet rreth qasjes ndaj kafshëve.
Vitin e kaluar, në plazh një rojë sigurimi ishte goditur dy herë nga kuajt dhe mori lëndime të shumta.