Telegrafi

E infektuara me COVID-19 del nga vetë izolimi në Vërmicë

Foto: Ilustrim

Një femër e infektuar me COVID-19 ka dal nga vetë izolimi duke mos u përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 pikën kufitare të Kosovës, në Vërmicë.

Siç thuhet në raport, ndaj saj është hapur rasti “përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

“Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me COVID-19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në raport. /Telegrafi/