Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Vushtrri ka vërejtur të dyshuarën, e infektuar me virusin COVID-19.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 19:40 në rrugën “Ismail Qemajli” në Vushtrri.
Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja. /Telegrafi/