Site icon Telegrafi

“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe G Bani u bënë bashkë për t’i bërë një lojë Rozanës, duke i thënë se ajo dëshironte të përfshihej në situatën e tij me Eglin, sidomos pasi kishte parë dronat e ardhur nga jashtë.

Plani i tyre ishte të nxisnin debat me Rozanën.

Në dhomën e rrëfimeve, Rozana u shpreh se nuk i interesonte fare të përfshihej mes Eglit dhe Gjestit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, në një klip të shfaqur gjatë spektaklit, Gjesti shihet duke debatuar me Rozanën, duke i thënë: “Ke dashur të më prishesh me Eglin, të bësh që ajo të xhelozojë për ty”.

Më pas, Gjesti në dhomën e rrëfimeve shtoi se Rozana po mundohej ta bënte Eglin të dukej keq.

Ai përmendi edhe zinxhirin e nominimeve, ku asnjë nga banorët që e konsideronin shok nuk e shpëtoi as atë dhe as Eglin.

Nga ana tjetër, Rozana shpjegoi se kishte shpëtuar Livian gjatë zinxhirit të nominimeve, pasi e kishte më të afërt se të tjerët.

Në fund, Gjesti pranoi se përmendja e dronave ishte një strategji e menduar nga ai dhe G Bani për të nxehur Rozanën dhe për ta futur në një debat.

Kur loja e tyre funksionoi, ai i drejtohet Rozanës me shprehjen tashmë virale: “Ke rënë, e ke ngrënë kulaqin!”, duke e bërë situatën edhe më pikante për banorët dhe publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version