Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare” Nr.21/98 dhe 18/07), 12 shtator 2016 (e hënë), është festa e Kurban Bajramit, dhe dita e parë e Kurban Bajramit është ditë jo pune për pjesëtarët e besimit mysliman në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të fesë myslimane në Republikën e Maqedonisë u uron festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/