Një video e çuditshme tregon momentin kur një i ri shkatërroi “kapakun” e një Porsche Carrera GT – që vlerësohet mbi 1 milion dollarë – në mes të ditës pasi ai kishte lejen e pronarit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shikuesi i tronditur Ryan Hambrook kapi incidentin në Folkstone Road në Dover, Kent ndërsa po kthehej në shtëpinë e tij në Deal, Kent pas punës të premten.
Hambrook, 28 vjeç, nuk u besonte syve të tij kur vuri re mashkullin e ri duke qëndruar sipër dhe duke goditur makinën luksoze me një çelës metalik.
Dhe Hambrook, ndaloi për të regjistruar incidentin në rast se mund të ishte i nevojshëm si provë.
Disa përdorues të mediave sociale kanë spekuluar se ishte pronari i makinës që po inkurajonte dëmin.
Por vendasit pretenduan se automjeti u zbulua më vonë i braktisur në anë të një rruge.
Sidoqoftë, një zëdhënës i Policisë së Kentit tha për MailOnline: “Policia e Kentit mori një raport të dëmtimit të mundshëm kriminal të një makine në Folkestone Road, Dover në 6.10 pasdite të premten, 25 qershor 2021”.
“Zyrtarët shkuan dhe folën me pronarin e regjistruar të automjetit i cili tha se ai kishte dhënë leje që dëmi të shkaktohej dhe nuk u raportuan shkelje”. /Telegrafi/