Site icon Telegrafi

E habitshme: Muaj pasi konfirmuan ribashkimin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Historia e tyre e dashurisë filloi para se Instagramit të ekzistonte.

Edhe pse romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthye në epokën dixhitale, dashuria jashtë rrjeteve scociale mund të jetë çelësi i suksesit pasi u zbulua se ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në llogaritë e tyre.

Pavarësisht se u zyrtarizua në Instagram në korrik, një kërkim i vogël me emrat e yjeve në listën e personave që ata ndjekin, bën që ‘përdoruesi i kërkuar të mos gjendet’, shkruan DailyMail.

Numri i ndjekësve të Benit në Instagram qëndron në 94 dhe përfshin ekipin e tij të zemrës Boston Red Sox, revistën “GQ”, dhe kompaninë e prodhimit të Matt Damons, “Pearl Street Films”, për të përmendur disa.

Lopez nga ana tjetër ndjek 1,315 llogari duke përfshirë 21 faqe fansash të J Lo-së, por dora e Affleck mungon dukshëm.

Një zhytje më e thellë në gjurmët e tyre dixhitale tregon se të dy nuk kanë asnjë aktivitet të përbashkët në internet, me përjashtim të yllit të “Hustlers” që pëlqen një fotografi të Benit në një llogari të fansave në fillim të korrikut, sipas TMZ.

Dhe megjithëse ajo e bëri romancën e tyre Instagram zyrtare në ditëlindjen e saj (24 korrik) me një fotografi të tyre duke u puthur në një super jaht në Saint Tropez, ajo as që e ka etiketuar aktorin.

Megjithëse në këtë ditë dhe epokë, shumë marrëdhënie midis të famshmëve formohen përmes mesazheve direkte apo edhe përmes aplikacioneve për takime, duket se ky raport i ngushtë në rrjetet sociale nuk ekzistron mes dyshes.

Sidoqoftë, të dy kanë orare të mbushura me vjeshtë që do t’i çojnë në drejtime të kundërta, me Benin që do të shkojë në Teksas këtë javë për filmin e tij “Hypnotic”, dhe Lopez do të shkojë në Kanada në tetor për të filluar xhirimet për filmin e saj të ardhshëm.

Një burim i tha Revistës People se ndërsa ata të dy kanë “muaj pune duke ardhur”, çifti planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku, “duke qenë të ndërgjegjshëm për t’i mbajtur fëmijët e tyre përparësi”.

“Ata të dy do të kenë një pushim. Për Jennifer, Krishtlindjet kanë të bëjnë me fëmijët. Ajo e bën atë shumë të veçantë për ta”, tha burimi, duke shtuar se” Ben dëshiron të jetë gjithashtu me fëmijët e tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version