Barcelona është tërhequr nga bisedimet për kontratën e re për Lionel Messin, për tu kthyer brenda këtyre dite me një propozim të ri.
Sipas asaj që shkruan Sport klubi i Barcelonës është tërhequr aktualisht nga bisedimet për kontratën e re të argjentinasit.
Mësohet se bisedimet janë shtyrë pasi drejtorët Oscar Grau dhe Pere Gratacos, i kanë kërkuar kohë Messit që t’i përmbushin kërkesat e tij.
Bordi i Barcelonës nuk dëshiron të jap përshtypje tjetër për këtë stopim të bisedimeve pasi mund të ketë reaksion te keq medial.
Për këtë u përkujdes personalisht presidenti Josep Maria Bartomeu i cili tha klubi dëshiron që Messi të qëndrojë.
Oferta e re dhe rinovimi do të ndodh jo më larg se në fund të muajit janar. /Telegrafi/