Telegrafi

E guximshme dhe me plot stil, Rita Ora mahnit me dukjen në koleksionin e saj të dytë për ‘Deichmann’

Rita Ora në koleksionin e saj të ri për Deichmann (Foto: The Sun)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, ka njoftuar koleksionin e saj të dytë për Deichmann.

I lansuar këtë muaj, koleksioni i ri ‘Pranverë 2020’ ndjek suksesin e bashkëpunimit të saj të mëparshëm, atë të vitit të kaluar për ‘Vjeshtë/Dimër’.

Koleksioni i ri “Color Up” tashmë është në dispozicion në dyqane të zgjedhura dhe në internet në ueb-faqen ‘www.deichmann.com’.

Rita Ora në koleksionin e saj të ri për Deichmann (Foto: The Sun)

Nën sloganin “Color Up”, koleksioni i Ritës do të shfaqë ngjyra të guximshme dhe detaje të mahnitshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Koleksioni përmban 35 stile, duke treguar tendencat më të fundit të sezonit, madje është tejet i përsosur për verën përfshirë këtu edhe sandalet e sheshta.

Rita Ora në koleksionin e saj të ri për Deichmann (Foto: The Sun)

Është edhe vetë artistja shqiptare, ajo e cila në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e kampanjës të realizuara në muajin janar në Miami.

“Shpresoj se jeni të sigurtë, mos harroni të qëndroni në shtëpi dhe t’i telefononi miqtë dhe të dashurit tuaj. Unë isha me fat që isha në Miami në janar para se gjithçka të shkonte në mbyllje dhe të punoja me disa nga njerëzit e mi të preferuar për të xhiruar kampanjën e re ‘Colour Up’ për Deichmann. Faleminderit për të gjithë familjen time Deichmann që jeni aq të ëmbël me mua gjithmonë. Shumë e lumtur të ju njoftoj se kjo tashmë është në dispozicion tani në dyqanin e tyre online”, ka shkruar ajo.

Ora edhe këtë herë tregon anën e saj të guximshme dhe me plot stil, gjë që e bën të jetë unike në mënyrën e saj. /Telegrafi/