Pablo Daniele Osvlado ka folur për ta kaluarën e tij te Inter, duke treguar edhe për momentin që e kishte goditur grusht trajnerin Roberto Mancini.
Osvaldo ka luajtur pothuajse për të gjitha skuadrat e mëdha italiane, si Juventus, Interi, Roma e Fiorentina.
“Në Roma më është dashur të përballem me probleme të panatyrshme”.
“Ata janë të çmendur pas futbollit, ku të fyejnë nëse ti nuk e puth fanellëne klubit dhe harrojnë që ke shënuar 28 gola në dy vite”.
“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht”, ka treguar fillimisht Osvaldo.
“Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve”.
“Nëse nuk do të më kishte larguar nga skuadra, autoriteti i tij do të binte poshtë”.
“Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është njeri i madh me karakter”, ka mbaruar rrëfimin e tij Osvaldo. /Telegrafi/