Telegrafi

E goditi qëllimisht me veturë viktimën – arrestohet i dyshuari nga Drenasi

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti me qëllim kishte goditur me veturë viktimën mashkull.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:09.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/