Një vrasje në tentativë ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:07 në qytetin e Pejës.
Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/