Një motoçiklist 18-vjeç i cili goditi 94-vjeçarin, pasi po voziste në drejtim të kundër në rrugë, është dënuar me 12 muaj burgim.
Bradley Taylor nga Ëales, po ngiste motoçikletën kur goditi të moshuarin, i cili nga goditja e fuqishme fluturoi dhe u përplas në tokë, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Taylor merr sërish biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
I moshuari mbeti i shtrirë në rrugë me lëndime të rënda, kurse pasi u dërgua në spital për trajtim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Bëhet fjalë për David Singh i cili po kalonte rrugën dhe ishte nisur për një vizitë tek fqinji, kur u godit nga i riu që po voziste me shpejtësi.
Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burgim si dhe i marrë patentë-shoferi për tre vite, kurse kamerat e sigurisë ishin ato që zbuluan tërë rrjedhën e ngjarjes. /Telegrafi/