Telegrafi

E goditi me bombol oksigjeni, 37-vjeçari mbyt pacientin e moshuar që po shërohej nga COVID-19

Një tragjedi ndodhi në një spital në Los Angeles pasi një burrë sulmoi me një bombolë me oksigjen mbi një tjetër burrë të moshuar në një dhomë spitali.

Gjegjësisht, Jesse Martinez ishte i mërzitur kur i moshuari 82-vjeçar me të cilin ndau dhomën të spitalit filloi të lutej, njoftoi policia e Los Angelesit.

Djaloshi 37-vjeçar dyshohet se e kapi një bombolë oksigjeni dhe e goditi pacientin e moshuar. Viktima vdiq të nesërmen, transmeton Telegrafi.

Të dy u trajtuan në një dhomë dyshe në Spitalin Antelope Valley në Kalifornia. Policia thotë se burrat nuk e njohin njëri-tjetrin, raporton bbc.

“I dyshuari ishte mërzitur kur viktima filloi të lutej. Ai më pas e goditi viktimën me një bombolë oksigjeni”, shkruan në deklaratën e policisë.

Ata shtuan se autori ishte arrestuar “Ai është arrestuar dhe është akuzuar për urrejtje, vrasje dhe abuzime me të moshuarit”. /Telegrafi/