Telegrafi

E godet vetura, gruaja ngritet në këmbë dhe vazhdon rrugën sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe (Video, +16)

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në internet, ku shihet një grua e cila goditet nga një veturë dhe në momentin që përfundon në tokë, ajo ngritët merr gjësendet që i ranë dhe vazhdon rrugën sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe.

Gruaja e paidentifikuar është filmuar nga kamerat e sigurisë në Yaroslavl në pjesën perëndimore të Rusisë, kur goditet nga vetura që e hedh disa metra larg dhe ngritët në këmbë pa pësuar as më të voglin lëndim – por ajo çfarë është më e çuditshme vazhdon rrugën duke mos i hedhur as shikimin më të vogël shoferit që e goditi, transmeton Telegrafi.

Ajo po ecte në vija të bardha dhe në një moment përplaset nga një veturë, edhe pse shoferi i mundua me çdo kusht të frenojë, megjithatë ajo e pësoi dhe përfundoi me fytyrë në tokë.

Por, kjo nuk e ndaloi e as frikësoi që ajo të ngritët dhe të vazhdoj rrugën drejt destinacionit të caktuar. /Telegrafi/