Një polic në Aurora të Colorados është shkarkuar, pasi që kamera e vendosur në uniformën e tij ka treguar se si vazhdimisht e kishte goditur me grushta një të dyshuar, të cilin gjithashtu e godet disa herë me elektroshok brenda një marketi.
Zyrtari policor Robert Rosen kishte kërkuar përforcime gjatë 10 gushtit të vitit të kaluar, derisa ishte në një market në Aurora të Colorados, transmeton Telegrafi.
Nuk është zbuluar identiteti i të dyshuarit, ndërsa policët ishin shfaqur në market për shkak të telefonatës “për shkeljes së palejuar”, ku një klienti i ishte ndaluar hyrja për një arsye të caktuar.
I dyshuari kishte tentuar të arratiset, por polici kishte arritur ta zë dhe ta përplas për tokë. E kur ftohet Rosen, ai menjëherë fillon ta godasë pa ndërprerë të dyshuarin.
Kur e urdhëron të dyshuarin t’i shtrijë duart për ta prangosur – ai refuzon dhe kështu e godet pesë herë me elektroshok. /Telegrafi/