Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është arrestuar i dyshuari shqiptar, për shkak se i njëjti gjatë një përleshje kishte goditur me thikë në shpinë viktimën mashkull shqiptar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në raport të Policisë.