Një djalë i ri është nga kapur nga kamera duke goditur me “skateboard” në fytyrë një grua, e cila nga goditja e fuqishme menjëherë rrëzohet në tokë pa ndjenja.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale gjatë kësaj jave shfaq sulmin brutal që ka ndodhur në Harlem të New Yorkut, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se është postuar nga një burrë me nofkën “Skeeter… Mills”, por pasi që fitoi vëmendjen e opinionit ai e ka fshirë nga llogaria e tij.
Në anën tjetër peticionin change.org e kanë nënshkruar mbi dymijë persona, që kanë arritur ta identifikojnë sulmuesin Rodney Abdooul Moultrie duke i bërë thirrje autoriteteve ta arrestojnë.
Policia e New Yorkut ka njoftuar se ka filluar hetimet, megjithatë nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari në video është Moultrie.
Videoja 16 sekondëshe shfaq gruan e veshur në të zeza duke qëndruar pranë sulmuesit që mbante në dorë “skateboardin” pranë një shtëpie private.
Djaloshi pa u menduar dy herë e godet me krejt forcën me “skateboard” në fytyrë, e cila nga fuqia e madhe përplaset në tokë dhe humb vetëdijen.
Ajo çfarë është më e tmerrshme persona prapa kamerës dëgjohen duke qeshur, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/