Është arrestuar një i dyshuar i komuniteti serb, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një shishë qelqi në kokë viktimën mashkull.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor, bën të ditur Policia.
Rasti ka ndodhur në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, mëngjesin e djeshëm.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.