Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30, në Pejë.
Tutje në raport thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/