Një çiklist që u lëndua rëndë pasi u godit nga një furgon, ka kritikuar ashpër policinë në Londër se kanë dështuar ta ndjekin penalisht shoferin.
Matt Cooper, 53-vjeç, ishte dërguar me urgjencë në spital pas përplasjes gjatë shtatorit të vitit të kaluar, ku edhe i ishte bërë me dije se nuk do të dënohet shoferi i furgonit në mungesë të dëshmitarëve, transmeton Telegrafi.
Por, ai publikoi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë përplasjen, por akoma policia po refuzon të veprojë – pavarësisht se shihen dëshmitarët.
“Mendoj se vendimet si ky i bën çiklistët të jenë më pak të sigurtë nëpër rrugë”, ka thënë Cooper, duke shtuar se “ishte në shtegun e çiklistëve kur u godit nga një furgon”.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet se si një kalimtare e rastit menjëherë vrapon në drejtim të tij për të parë se çfarë kishte ndodhur, si dhe shoferi i furgonit që del jashtë. /Telegrafi/