Dy persona e kishin sulmuar një person tjetër duke e gjuajtur me gjësende të forta.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Obiliq.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësorë në QMF-Obiliq.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kishin sulmuar duke e gjuajtur me gjësende të forta. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësore në QMF-Obiliq”, thuhet në raport.
Ndërkaq, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/