Site icon Telegrafi

E gjithë bota po flet për birrën këto orë: Ja pse

Ky është lajmi për të cilin po flasin mediat e mbarë botës orët e fundit. Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të birrave janë shkrirë së bashku.

Gjiganti belg Anheuser-Busch InBev ka blerë britanikët e SABMiller për 96 miliardë euro.

Në këtë mënyrë, një në tre birra që do shiten në botë do i përkasin kësaj kompanie.

Mes tyre janë emra si Beck’s, Stella Artois, Pilsner Urquell dhe Grolsch.

Aktualisht Anheuser-Busch InBev kontrollon 20 për qind të tregut botëror, e pasuar nga SABMiller me 9.7 përqind.

Më pas vjen Heineken me 9.1 për qind.

Birra më e shitur e grupit të ri duket se do mbetet Budweiser.

Autoritetet thonë se do e kontrollojnë me llupë këtë marrëveshje, nga frika e një monopoli në treg.

Exit mobile version