Site icon Telegrafi

E do gjiganti evropianë, por Barcelona nuk do të shesë De Jongun këtë verë

Barcelona pati një sezon të mirë 2022/23. Pasi fituan titullin e tyre të parë në La Liga në katër vjet, ata shtuan edhe Superkupën e Spanjës në sezonin e parë të plotë të Xavi Hernandez në krye.

Një nga arkitektët e suksesit të tyre ishte mesfushori Frenkie De Jong. Holandezi pati një sezon të shkëlqyer, në të cilën ai rriti nivelet e tij të performancës masivisht nga sezonet e mëparshme.

Megjithatë, gjithçka mund të kishte qenë shumë ndryshe, nëse ai do të kishte zgjedhur t’i bashkohej Manchester United verën e kaluar, me Barcelonën që ishte e hapur për ta shitur atë.

Lexo po ashtu Opsionet e Xavit për të mbushur boshllëkun e Busquets në sezonin e ardhshëm

Por, sipas gazetës Sport, Blaugranët nuk e kanë ndërmend të bëjnë të njëjtin gabim dy herë, pasi De Jong konsiderohet të jetë “i pa-transferueshëm” këtë verë.

Vendimi i drejtuesve të Barcelonës vjen pas interesimit për shërbimet e tij nga Bayern Munich, me Thomas Tuchel që thuhet se është një tifoz i madh i holandezit.

Është e qartë për të parë pse De Jong vlerësohet kaq shumë te Barcelona ​​dhe me Sergio Busquets që tani është larguar, ai ka të ngjarë të marrë më shumë përgjegjësi në mesfushë. Mbajtja e tij duhet të jetë absolutisht thelbësore. /Telegrafi/

Exit mobile version