Telegrafi

E gatshme ‘ta rrënojë’ sërish internetin, Kim poston fotografi krejtësisht nudo (Foto, +16)

Ka ndodhur edhe në të kaluarën që Kim Kardashian “ta rrënojë” internetin me fotografitë e saja eksplicite dhe ajo është e gatshme ta bëjë sërish.

35-vjeçarja ka shpërndarë një fotografi tejet provokuese në Twitter, ku ka pozuar krejtësisht nudo.

Bukuroshja shfaqet pa asgjë në trupin e saj, ndërsa modestinë e ka mbuluar me modifikim të fotografisë me shirita të zi.

Duke qenë se në fotografi i ka flokët bionde, lë të kuptohet se fotografia është realizuar më herët.

“Atëherë kur nuk ke çfarë të veshësh”, ka shkruar Kim krahas fotografisë. /Telegrafi/