Ka ndodhur edhe në të kaluarën që Kim Kardashian “ta rrënojë” internetin me fotografitë e saja eksplicite dhe ajo është e gatshme ta bëjë sërish.
35-vjeçarja ka shpërndarë një fotografi tejet provokuese në Twitter, ku ka pozuar krejtësisht nudo.
Bukuroshja shfaqet pa asgjë në trupin e saj, ndërsa modestinë e ka mbuluar me modifikim të fotografisë me shirita të zi.
Duke qenë se në fotografi i ka flokët bionde, lë të kuptohet se fotografia është realizuar më herët.
“Atëherë kur nuk ke çfarë të veshësh”, ka shkruar Kim krahas fotografisë. /Telegrafi/