Ky është momenti rrëqethës kur një luan që ishte brenda kafazit e sulmon një punonjës të kopshtit zoologjik në Senegal, të cilit për pak sa nuk ia këput dorën.
Një ciceron në parkun Hann në Dakar të Senegalit, kishte futur dorën brenda rrethojës së kafazit të luanit, që pa u menduar dy herë e sulmon dhe ia kafshon, transmeton Telegrafi.
Pamjet e këtij momentin shfaqin burrin i cili bërtet nga dhimbet derisa luani po ia kafshonte dorën dhe po tentonte t’ia këpuste.
Vizitorët të shumtë që shihen në afërsi të viktimës, tentojnë ta ndihmojnë duke e goditur me gurë luanin me shpresën se do t’ia liroj dorën.
E pas disa tentimeve edhe ia arrijnë qëllimin. Siç raportojnë mediat lokale, burri i identifikuar si Abdoluaye Wade që punon në kopshtin zoologjik e shfaq atë duke provokuar luanin para se ta sulmonte. /Telegrafi/