Telegrafi

E fshehur brenda shtratit të binarëve teksa treni kaloi me shpejtësi mbi trupin e saj, gruaja nga SHBA-ja shpëtoi mrekullisht nga aksidenti

Momenti tronditës u kap nga kamerat e sigurisë në një stacion të metrosë në New York, teksa një grua shtyhet me forcë nga një burrë drejt binarëve të trenit.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, gruaja e paidentifikuar 40-vjeçare shpëtoi mrekullisht me lëndime të lehta pasi ishte shtrirë në shtratin e binarit, derisa treni ‘kaloi’ mbi trupin e saj.

Ngjarja tronditëse ndodhi mëngjesin e së enjtes në Manhattan.

Sulmuesi i saj, një person i pastrehë 24-vjeçar, Aditya Vemulapati, u dorëzua menjëherë në polici pas sulmit ‘të paprovokuar’; ai u akuzua për vrasje në tentativë, sulm dhe rrezikim të pamatur të enjten pasdite.

Dyshohet se ai nuk tha asnjë fjalë derisa e shtyu gruan dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të ikur.

Ekipi i urgjencës nxitoi në vendin e ngjarjes pas disa thirrjeve të furishme lidhur me rastin. /Telegrafi/