Mbrëmë (e hënë) është festuar festa e njohur e Halloween, një festë kjo e cila ka prekur edhe VIP-at tanë.
Shumë këngëtarë e artistë të njohur kanë treguar përmes rrjeteve sociale pë personazhin që ata kanë vendosur të duken, në të ashtuquajturën “Nata e Shtrrigave”.
Këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi artistike, ku shihet duke tymosur një cigare, teksa makijazhi ka qenë i realizuar enkas për festën e Halloweenit.
Macja me shikim të mbrehtë që ajo mbante në dorë e kanë bërë artisten të duket akoma më ‘e frikshme’.
Flaka ka qenë shumë produktive këtë vit në muzikë, gjersa sipas burimeve thuhet se ajo ka vendosur që këtë vit të konkurrojë fuqishëm në dy festivalet e njohura: “Kënga Magjike” dhe në “Fetivalin e Radio Televizionit Shqiptar”. /Telegrafi/