Telegrafi

E freskët dhe me shumë xhentilesë, Rita Ora nuk heziton t’i gëzojë fansat me autografe pas aterimit në Aeroportin e Londrës

Ajo pushtoi mediat këto ditë duke debutuar si modele në pasarelën e markës së famshme “Miu Miu” në Javën e Modës në Paris të martën.

Dhe Rita Ora vërtetoi se nuk ka pushim për të, teksa arriti në Aeroportin “St Pancras International” të Londrës përmes Eurostar, të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, dukej tipikisht elegante, ndërsa e veshur me fustan ngjyrë kafe, kombinuar me një pallto të bardhë që përputhej me veshjen.

Duke u mbështetur në klimën e ftohtë të kryeqytetit anglez, këngëtarja mbahej e ngrohtë me një pallto me material prej arushi me pelush.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur një palë çizme me lëkure krokodil.

Me flokët e saj bjonde të stiluar në një gisht të kuqërremtë anash, artistja interpretuese e hitit “Your Song” shfaqi fytyrën e saj të freskët, ndërsa u shfaq në aeroport pa makijazh.

Ora dukej e buzëqeshur teksa nuk hezitonte t’u jepte autografe fansave të shumtë që e pritën në aeroport.

Këto paraqitje të Ritës vijnë pak pasi këngëtarja u nda nga ish-i dashuri, Rafferty Law.

Dyshja filluan të takoheshin në dhjetor me njëri-tjetrin gjersa xhironin së bashku për filmin “Twist”, ku dyshja luajnë rolet kryesore.

Filmi “Twist” që është një përshtatje e re e romanit shumë të famshëm “Oliver Twist”, do të jetë në dispozicion në Sky Cinema në të njëjtën ditë me daljen e tij teatrale këtë vit pas disa muajsh.

Para romancës së saj me pasardhësin e famshëm Rafferty Laq, 29-vjeçarja ishte në një lidhje të gjatë me producentin Andrew Watt, por më pas u nda edhe nga ai. /Telegrafi/