Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.
E njëjta vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Rovena shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa shpesh ka promovuar faktin se bën një jetë shumë të shëndetshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, në të cilat shfaqet mjaft e freskët, me stil dhe kuruar në detaje.
Përmes efekteve të aplikacioni Instagram, Dilo ka bërë që në disa prej fotografive të duket sikur ka marrë ngjyrën vjollcë në flokët e saj.
Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se këngëtarja ka ndryshuar drastikisht, por e vërteta është që Rovena vazhdon të mbetet e njëjta femër joshëse me kaçurrelat e saj. /Telegrafi/