Telegrafi

E freskët dhe pak më sensuale, Miriam Cani vjen ndryshe në imazhet e fundit (Foto)

Këngëtarja Miriam Cani ka bërë një pauzë të gjatë në karrierën e saj.

Arsyeja ka qenë përkushtimi ndaj vajzës Amelisë, e cila tashmë ka mbushur dy vjet.

Përmes rrjeteve sociale, Miriami ka paralajmëruar së fundmi se së shpejti do t’i rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor.

Miriam Cani paralajmëron se së shpejti do t’i rikthehet muzikës

Ndërkohë, ajo ka realizuar edhe një set të mrekullueshëm fotografish, në të cilat është shfaqur mjaft bukur dhe me stil.

Të gjitha imazhet nga fotoseioni, Cani i ka publikuar për fansat në logarinë e saj zyrtare në Instagram.

Miriam Cani ka realizuar një set të mrekullueshëm fotografik

Fotografia e saj e fundit, e shfaq atë ndryshe, mjaft të freskët por edhe sensuale veshur me një këmishë nate të bardhë, teksa merr pozë pranë xhamit të dritares.

Ajo shquhet për linjat atraktive dhe bukurinë e saj natyrale.

Komentet dhe pëlqimet e shumta nga fansat në këtë fotografi, sigurisht që nuk kanë munguar. /Telegrafi/