Telegrafi

E freskët dhe me ngjyra, Vesa Luma duket tejet tërheqëse në paraqitjen e fundit

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në “Beerfest Kosova”.

Ajo është ngjitur në skenë në natën e dytë të festivalit, duke interpretuar par publikut disa nga hitet e saj ndër vite.

Këngëtarja nga Prishtina është dukur mjaft tërheqëse në këtë mbrëmje, e veshur në një fustan të kombinuar mes ngjyrës së zezë dhe asaj vjollce.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Vesa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj që u kujdesën për këtë dukje.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk munguan, teksa çdo ditë e më shumë Vesa po aktivizohet në muzikë, që pas rikthimit të saj këtë vit.

Ajo po vazhdon të qëndrojë me djalin e saj në vendlindje, ndërsa ka bërë të ditur se do të kthehet prapë në Zelandë të Re te bashkëshorti. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/InstaStory