Kohët e fundit më shumë ka qenë temë e medieve rozë për linjat trupore, se sa për projektet e reja muzikore.
Bëhet fjalë për Big Maman, e cila ka humbur rreth 40 kilogramë në saje të ndërhyrjeve kirurgjike në shtetin turk.
Por, tashmë këngëtarja për sezonin e verës ka sjell edhe këngë në më të re para publikut shqiptar.
“Vet më le”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.
Këtë të fundit e ka realizuar video produksioni 1KL, gjersa është xhiruar pranë plazheve.
Irkenc Hyka është kujdesur për vijën melodike të këngës, gjithash edhe është tekstshkruesi i saj.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares që do të sjell edhe disa të tjera në këtë vit kalendarik. /Telegrafi/