Site icon Telegrafi

E fotografoi nudo kolegen e tij të punës dhe e kërcënoi se do t’ia publikonte fotot, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Gjilani

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. M.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që të njëjtën e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur të njëjtën, duke i thënë se fotot nudo do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse e njëjta nuk del me të për të kryer marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Exit mobile version