Site icon Telegrafi

E filloi me një kapëse flokësh – përdoruesja në TikTok duke ndërruar produkt pas produkti ka arritur më në fund të bëhet me shtëpi

E keni imagjinuar ndonjëherë të bëheshit me shtëpinë tuaj nga një kapëse flokësh pa vlerë?

Epo, kjo është pikërisht ajo që ka arritur të bënte Demi Skipper – duke ndërruar artikuj në TikTok, tani për një kohë të gjatë.

Ajo filloi projektin Trade Me Project në muajin maj të vitit 2020 dhe duke filluar me një kapëse flokësh ajo ndërroi artikuj të ndryshëm gjatë rrugëtimit, duke përfshirë një palë vëthë, një iPhone, tre traktorë e deri te produktet me vlerë më të madhe, dita ditës.

Dhe tani, 30-vjeçarja nga San Francisco, Kaliforni, është pronare e një shtëpie në Nashville, Tennessee.

E frymëzuar nga Kyle MacDonald, i cili arriti që me një kapëse të vetme letre me ngjyrë të kuqe të fitonte në fund një shtëpi, në një seri të ndërrimeve në internet në vitin 2006, Skipper e filloi me kapësen e flokëve të cilin e ndërroi me një palë vathë të lirë.

Nga aty, ajo i ndërroi vathët me katër gota margarita, këto të fundit i ndërroi ato me një fshesë me korrent.

Tregtitë e saj të para u bënë personalisht rreth San Franciskos.

Më vonë tregtitë u bënë përmes udhëtimeve rrugore nëpër SHBA.

Dhe gjatë rrugës, Skipper ngarkoi video duke kërkuar tregti në TikTok dhe Instagram dhe shpjegoi se si qëllimi i saj përfundimtar ishte të arrinte në një shtëpi.

Fshesa me korrent u kthye në një ‘snowboard’, në kufje, në një laptop, në një aparat fotografik, dhe dalë nga dalë produkt pas produkti, ajo arriti deri te shtëpia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version