Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, këtë vit për herë të parë nuk ka pasur fatin që ta festojë pranë familjes natën e ndërrimit të viteve.
Tash e sa muaj ai vazhdon të jetë i ngujuar në burgun e Fush-Krujës në Shqipëri, ndërsa pret të lirohet sërish për të qenë pranë fansave dhe familjes.
Megjithëse i izoluar, ai herë pas here shfyrtëzon rrjetet sociale për të krijuar një lidhje me fansat e tij.
Në natën e ndërrimit të viteve, Stresi vendosi që të publikojë një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës bëri një urim emocionues për fansat.
“Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmës.Ju dëshiroj shumë dashuri ,gëzime dhe lumturi.Një vit i ri i mbushur me shpresë.U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë,por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen,nuk do rri ne shpat.Urime viti i ri 2019-tës” (sic.), ka shkruar Stresi në Instagram.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e ndjekësve të tij, të cilët njëherësh edhe i kanë uruar shërim të shpejtë.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që reperi solli për fansat e tij ishte kënga “Të du mom”, të cilën për fat të keq nuk pati mundësinë ta performonte në netët finale të festivalit “Kënga Magjike”. /Telegrafi/