Telegrafi

“E fëlliq pikërisht ai të cilit i ka besuar imazhin” – ish-opinionistja thumbon produksionin pas largimit të Bardhit?

Ish-opinionistja e “Big Brother Vip Albania 1” Banlia Bodinaku, ka shprehur reagimin e saj ndaj vendimit të Bardhit për t’u tërhequr nga gara për shkak të një emergjence familjare.

Bardhi u informua nga vëllai i tij se nëna e tyre ishte në gjendje shëndetësore të rëndë. Si pasojë, ai zgjodhi të linte shtëpinë, theksuar se për të, familja ka rëndësi më të madhe se çdo gjë tjetër, përfshirë edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Balina Bodinaku në InstaStory ka shprehur zhgënjimin dhe kritikën e saj ndaj produksionit të spektaklit.

Ajo ka hedhur poshtë mënyrën sesi Bardhi u portretizua nga produksionit të cilët, sipas saj, kanë dëmtuar një imazh të përkryer që ai kishte ndërtuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan: “50 e ca ditë djali në atë shtëpi, e fëlliq pikërisht ai të cilit i ka besuar imazhin”. /Telegrafi/

Foto: Balina Bodinaku/Instagram