Site icon Telegrafi

E fejuara e Wilder thotë se amerikani nuk e ndjek rregullin për të mos qenë intim para meçeve

Telli Swift dhe Deontay Wilder (Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images/Guliver)

E fejuara e Deontay Wilder, Telli Swift, ka treguar disa fshehtësi nga lidhja e saj me boksierin e njohur amerikan.

Ajo thotë se 33-vjeçari nuk beson në besëtytni dhe nuk e respekton “rregullin” për të mos kryer marrëdhënie seksuale para dueleve.

Telli Swift (Foto: Greg Doherty/Getty Images/Guliver)

Është bërë si rregull ndër boksierët, të cilët abstenojnë nga marrëdhëniet intime para meçeve të rëndësishme.

Kjo për faktin se besojnë që rritja e shtuar e testosteronit në dhomën e gjumit, bën që performanca e tyre në ring të jetë më e dobët.

Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

Mirëpo, i këtij mendimi nuk është Wilder dhe këtë e ka konfirmuar partnerja e boksierit amerikan.

Deontay Wilder dhe Telli Swift (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

“Deontay bën atë që Deontay dëshiron të bëjë. Nëse dëshiron seks, do t’i jap seks!”, citon TMZ fjalët e Tellit.

Ajo ka treguar se me partnerin e saj kanë pasur marrëdhënie intime para shumë përballjeve të rëndësishme.

Ndërsa në rrëfimin e saj ka thënë se abstenimi më i gjatë që boksieri ka bërë ndonjëherë pa qenë intim me të fejuarën e tij, ka qenë tri ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version