Telegrafi

E fejuara e Rashicës shijon atmosferën në stadium (Foto)

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka prezencë mjaft të dashur në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.

Në tribunat e stadiumit në Shkodër në përkrahje të lojtarit nga Vushtrria vëmendjen tërheq e fejuara e tij Belkizja, një bukuroshe bionde e cila shijon atmosferën duke bërë ‘selfie’ në pritje që i fejuari i saj të zbresë në fushë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga bukuroshet shqiptare (Foto/Video)

Por, ajo nuk është e vetmuar në stadium.

Bukuroshja shoqërohet edhe nga familja e futbollistit.

Belkiz Kera (bukuroshja bjonde që bën selfie nga e majta), pranë saj nëna e Rashicës. Babai i Milotit i pari nga e majta. Foto: Telegrafi

Aty i pranishëm është edhe babai i Milotit (i pari nga e djathta) dhe nëna e futbollistit (pranë të fejuarës).

Milot Rashica është titullar nga minuta e parë në ndeshjen që Kosova zhvillon ndaj Finlandës në futboll në Shkodër. /Telegrafi/