Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka prezencë mjaft të dashur në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.
Në tribunat e stadiumit në Shkodër në përkrahje të lojtarit nga Vushtrria vëmendjen tërheq e fejuara e tij Belkizja, një bukuroshe bionde e cila shijon atmosferën duke bërë ‘selfie’ në pritje që i fejuari i saj të zbresë në fushë.
Por, ajo nuk është e vetmuar në stadium.
Bukuroshja shoqërohet edhe nga familja e futbollistit.
Aty i pranishëm është edhe babai i Milotit (i pari nga e djathta) dhe nëna e futbollistit (pranë të fejuarës).
Milot Rashica është titullar nga minuta e parë në ndeshjen që Kosova zhvillon ndaj Finlandës në futboll në Shkodër. /Telegrafi/