E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, Hatice Cengiz, bëri thirrje të hënën që të dënohet Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se ky i fundit kishte “miratuar vrasjen e gazetarit”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Khashoggi ishte kolumnist për gazetën Washington Post, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite.
Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.
Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar të premten, zbuloi se princi kishte miratuar vrasjen e gazetarit saudit, dhe Washingtoni vendosi sanksione për disa nga ata që ishin përfshirë por jo edhe ndaj Princit të Kurorës.
Qeveria saudite e hodhi poshtë raportin, duke thënë se ishte i bazuar në informacione të pasakta.
“Është thelbësore që Princi i Kurorës… duhet të dënohet pa vonesa”, u shpreh Cengiz në Twitter. /Telegrafi/