Telegrafi

E fejuara e Courtois vazhdon ta shijojë Botërorin – pas imazheve në stadiume, vjen me pozat me bikini

(Foto: Instagram/mishelgerzig)

Fansja më e madhe e Thibaut Courtois, e fejuara Mishel Gerzig, po shijon secilin moment të pjesëmarrjes së parë në një Kampionat Botëror.

Bukuroshja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke shpërndarë fotografi nga stadiumet, në të cilat e ka mbështetur portierin e Belgjikës.

Ajo iu referua si “mbreti im” të fejuarit të saj pas fitores ndaj Kanadasë, në të cilën ai e kishte pritur një penallti, ndërsa ka qenë më e heshtur pas humbjes së papritur nga Maroku.

Megjithatë, në profilin e saj në Instagram, ditë më parë modelja izraelite ka shpërndarë fotografi, në të cilat ka pozuar me bikini dhe duke e admirueshme.

Portieri dhe Mishel e kanë nisur lidhjen gjatë periudhës së izolimit kur kishin filluar të shkruanin me njëri-tjetrin, ndërsa Courtois e pranoi publikisht lidhje në vitin e kaluar.

Çifti shumë shpejt pritet të martohen, pasi Thibaut kishte rënë në gjunjë gjatë një udhëtimi romantik në muajin qershor duke i propozuar bukuroshes. /Telegrafi/