E fejuara e Aaron Carter, Melanie Martin, ka telefonuar policinë për ‘të qenë më e qetë’, gjersa po largonte gjërat nga shtëpia e tashmë këngëtarit të ndjerë.
TMZ raportoi se një grua telefonoi zyrën e Sherifit të Qarkut të Los Angeles të martën pasdite, në mënyrë që të siguroheshin që procesi të shkonte pa probleme.
Disa kamionë po ashtu u panë jashtë shtëpisë në Los Angeles teksa po mblidhnin gjërat e artistit.
Veprimi vjen pak ditë pasi Carter vdiq në moshën 34-vjeçare dhe trupi i tij u gjet pa shenja jetë në një vaskë.
Sipas raportimeve, oficerët që iu përgjigjën kësaj thirrjeje gjetën disa gjësende në vendin e ngjarjes.
“Pasi e hoqën trupin nga shtëpia, lejuan vetëm disa persona të futeshin në shtëpi”.
“Thjesht donim të hynim atje dhe të shihnim nëse kishte gjak, alkool apo ndonjë gjë në shtëpi”, tha Madatyan për Entertainment Tonight të hënën.
Gjatë vizitës në shtëpi, e fejuara e Madatyan dhe Carter panë kënaçe me aerosol dhe ujin e vaskës “me ngjyrë të verdhë” ku u gjet trupi i këngëtarit “I Want Candy”.
Martin, i cili ndan djalin 11-muajsh Prince me yllin e ndjerë, që atëherë ka folur për humbjen shkatërruese, duke thënë se zemra e saj është “plotësisht e thyer”.
Çifti filloi lidhjen në fillim të vitit 2020 dhe u fejuan vetëm disa muaj më vonë. /Telegrafi/