Site icon Telegrafi

E fejuan pa dëshirën e saj dhe e rrahën – lihen në burg babai, vëllai dhe partneri i 29-vjeçares në Vlorë

Tre personat që e rrahën 29-vjeçaren në Vlorë janë lënë në burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë vendosi për të atin e vajzës, 60-vjeçarin A.B, vëllanë e saj 26-vjeçar, E.B dhe partnerin, A.J.

Prokuroria kërkoi për autorët arrest shtëpie, por nisur nga fakti që te tre jetonin në një shtëpi, gjykata vendosi t’i lërë në qeli.

Lexo po ashtu "Babai, vëllai e i fejuari e rrahën 29-vjeçaren se nuk pranoi të bashkëjetonte me partnerin”, detaje nga ngjarja në Vlorë

Dy avokatët e çështjes, Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj u shprehën se vajza që prej moshës 2-vjeçare vuan nga epilepsia dhe kërkuan të bëhen hetime për ngjarjen.

“Vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një fëmijë 5 vjeç. Prej kohësh, kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur probleme. Kjo nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetime përkatëse dhe kjo është mungese profesionalizmi”, u shprehën avokatët. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version