Site icon Telegrafi

E etiketoi si striptiste – vazhdojnë diskutimet e forta ndërmjet Liamit e Heidit edhe në spektakël

Një deklaratë e pakëndshme ka ndodhur nga ana e Liam Mandiaros për Heidi Bacin.

Ai ditë më parë bëri një koment për modelen shqiptare, gjë e cila e preku atë.

I njëjti tha që gocat e pasarelës i ngjajnë me gocat që kërcejnë në tub, ndonëse nuk e tha direkt se për çfarë e kishte fjalën.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo deklaratë ka sjellë shumë hatërmbetje mes tyre, e cila u komentua edhe nga banorët e tjerë.

Lexo po ashtu “Kam informacione për ty, po t’i them, ti del nga shtëpia”, rikthehet në vëmendje ‘kërcënimi’ që Romeo ia bëri Julit në BBVA

“Për mua ishte tendencioze unë nuk kam parë një ecje jo normale. Ai të tërhiqet sa të dojë ai e ka çuar muhabetin tek striptizmi”, ka qenë komenti që u bë nga ana e opinionistit Arbër Hajdari.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, Heidi tha: “Mllefi i tij më tmerron me thënë të drejtën po çfarë është më e keqe është kur dikush me vetëdije të plotë e mbështet sjelljen e tij”.

Në këtë debat u përfshinë edhe banorët e tjerë, përfshirë të dashurin e saj, Romeo Veshajn.

Foto: Screenshot/YouTube

Në shtëpi po vazhdojnë polemikat e diskutimet ndërmjet konkurrentëve, ku shpesh edhe kalojnë në ofendime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EzPo_lemeG4

Exit mobile version