Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka bërë një rrëfim tronditës në natën e djeshme (e hënë) gjatë spektaklit.
Ajo rrëfeu një histori të trishtë në lidhje me vështirësitë që kishte kaluar në lidhjen me futbollistin Mërgim Berisha.
Pas këtij rrëfimi, ajo pranoi një mesazh shumë emocionues nga nëna e saj.
“Vesa, bija ime e dashur, unë dhe babai po të ndjekim gjatë gjithë kohës. Jemi me fat që kemi rritur një vajzë si ti, qëndro e fortë me kokën lart, ne jemi krenarë me ty. Shfrytëzoje në çdo moment këtë eksperiencë. Mos u shqetëso për ne, jemi me ty në çdo hap që ti merr, shprehet nëna e Vesës”.
Më tutje ajo vazhdoi: “Dhe asnjëherë mos u ndje që jemi zhgënjyer me ty, sepse ne do të jemi këtu në hapin e parë që do të bësh jashtë shtëpie. Mami e ka vetëm një brengë, që s’kam qenë afër teje në momenten e tua më të këqija, por edhe njëherë, ti e dëshmove sa e fortë që je. Të përshendes dhe të dua shumë”.
Banorja nga Gjilani zbuloi gjithashtu se shoqja e ngushtë ia mori ish-të fejuarin në kohën kur po planifikonte martesën. /Telegrafi/